QENDRA MË E MADHE POLIFUNSKIONALE NË ELBASAN

Hotel skampa është ndërtuar në vitin 1973. Nga ai vit deri më 14 mars 2003 ka kryer funksionin si ndërmarrje shtetërore në sistemin e albturizmit. Sot, është e privatizuar nga shoqëria vendase " Rruga Ura Asfaltim nr.2 Elbasan. Hotel Skampa prej vitesh kryen funksionin e një qëndre polifunksionale duke ofruar shërbime si: hoteleri, Restorant, Bar & Kafe, Pastiçeri dhe ambiente me qira.

7323 METRA KATRORË

Dhjetë kate ndërtesë, me një siperfaqe prej 7323 metrash katrorë dhe me një shesh ndërtimi prej 2550 metra katrorë. Në të ndodhen me qindra seli biznesesh të mëdha, televizione kombëtare, zyra konsulencash dhe avokatie. Duke filluar me studio e transmetimit të Top Channel, Tv Klan, News 24 etj. Duke vazhduar më tej me zyrat e përfaqësive të kompanive më të mëdha të telekomunikacionit si Vodafone, Telekom dhe Albtelecom


2 SALLA KONFERENCASH

Dy salla që janë në dispozicionin e institucioneve dhe kompanive të ndryshme për organizimin e mbledhjeve, konferencave dhe seminareve.Salla e konferencave ka një kapacitet prej 130 vendesh të ulura. Ndërsa salla e mbledhjeve ka një kapacitet prej 20 vendesh të ulura. Gjithçka për t`i ofruar kushtet ideale zhvillimit të bizneseve.