INVESTIMET NË ENERGJI

Kompania Rruga Ura Asfaltim nr 2 ka nisur investimet e saj në fushën e veprave hidronenergjitike. Aktualisht janë në fazën e avancuar dy projekte HEC-esh, “HEC KULOTË” dhe “HEC TËRFOJË”.

HEC KULOTA

Rajoni në të cilin do të ndërtohet “HEC KULOTA” gjendet në zonën malore veri- lindore të Shqipërisë dhe pranë kufirit Shqiptaro - Maqedonas. Ky rajon përfshin malet që kalojnë ne lindje të luginës së Drinit të Zi si dhe të vargmaleve Lume dhe Korab.

HEC TËRFOJE

Zona në të cilin do të ndërtohet “HEC TËRFOJE” gjendet në Komunën Grykë-Çajë pjesë e Bashkisë Kukës me qendër fshatin Fshat që shtrihet ndërmjet dy lumenjve që derdhen në Drinin e zi.