CILËSI DHE STANDARTE EVROPIANE

"Rruga Ura Asfaltim Nr. 2 Elbasan" Sh.a është kompani me mbi 23- vite eksperiencë në treg. Veprimtaria dhe portofoli i kompanisë është i shtrirë në disa sektorë të ndryshëm si infrastrukturë publike, ndërtime civile, ndërtime veprash energjitike, shërbime transporti, industria prodhuese dhe shërbime hotelerie.

“Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Elbasan” Sh.a është një kompani shqiptare që merret me ndërtime, rikonstruksione civile e industriale ne sektorin publik dhe privat, ne sektorin e prodhimit dhe tregtisë së materialeve të prodhuara si beton, asfaltobeton, polisterol, materiale inerte.

Pika e fortë e kompanisë është akoma bashkimi midis dy gjeneratave që kanë nje qasje të ndryshme, por plotesues dhe arrin të mbajë ndërtimet e saja në drejtimin e duhur midis tradites dhe inovacionit

Shoqëria “Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Elbasan” Sh.a rritet dhe hulumton zgjidhjet e përditëshme për projektet dhe materialin bazë për prodhim, pikë kyçe dhe efektive, për përmbushjen e nevojave të konsumatorit në aspektin e cilësisë, funksionalitetit, qëndrueshmërisë, kostove dhe kohës së realizimit dhe i suportuar nga një staf i specializuar dhe i trajnuar për të dhënë efiçencë të lartë

23 VITE

23 vite në treg

Me ndërthurjen e duhur midis traditës dhe inovacionit
360

Shërbim 360 gradë

Asistencë e pakushtëzuar për shërbimet dhe produket
standarte europiane

Standarte evropiane

Produkte dhe shërbime me standarte evropiane
besim

Besim & Partneritet

Kemi krijuar marrëdhënie afatgjata bashkëpunimi
NJË HISTORI SUKSESI

“Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Elbasan” Sh.A lindi si efekt i privatizimit Ndërmarrjes Rruga Elbasan, ish Ndërmarrje shtetërore e cila ka qenë e vetmja e specializuar për ndertim rruge, ura, asfaltime e riveshje në asfaltobeton në të gjithë Shqipërinë që nga viti 1946 deri në vitin 1995, vit ky kur u privatizua duke u kthyer në Shoqëri Aksionere, ku njera prej tyre eshte Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Elbasan Sh.a.

Falë shërbimeve dhe produkteve me standarte shoqëria arriti të zgjerohej në treg dhe të diversifikonte portofolin e saj. Sot, me krenari, pjesë e shoqërisë aksionere janë edhe kompanitë Thermalite, Albstone, Univers Center dhe Hotel Skampa